Mrekulli e Antoine Rabillard, sulmuesit francez që luan në Holandë. Një emër jo i njohur, edhe pse në të shkuarën është aktivizuar me Marseille. Futbollisti 25-vjeçar, pjesë e Go Ahead Eagles në ligën e dytë holandeze, realizoi golin e parë në sfidën që ekipi i tij e fitoi me rezultatin 3-1 kundër FC Eindhoven.
Sulmuesi mori një krosim në zonë në minutën e 25-të dhe fillimisht e kontrolli topin me kraharor dhe më pas realizoi mrekullinë e tij me një lëvizje akrobatike. Koordinimi i tij ishte perfekt, ndërkohë që portieri kundërshtar u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta më pas.
? | Antoine Rabillard… met de goal van het jaar?#gaefcehttps://t.co/CDqk4MrxBq pic.twitter.com/XUlw63ccAO
— ESPN NL (@ESPNnl) February 7, 2020
Rabillard e kishte golin e gjashtë sezonale këtë dhe bëhet shënuesi më i mirë i Go Ahead Eagles, që synon rikthimin në elitën e futbollit holandez në fund të këtij sezoni. /abcnews.al