Kampionati gjerman i futbollit, Bundesliga ka mbyllur javën e 26-të, me sfidat Koln-Borussia Monchengladbach e Werber Bremen-Hoffenheim, që i dhanë fundit një fundjave spektakolare dhe me plot ulje-ngritje në botën e futbollit gjerman.
Në përballjen e orës 15:30, mes Koln e Borussia Monchengladbach, në arenën “Rhein Energie Stadion” nuk pati asnjë fitues. Skuadrat e mbyllën sfidën me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, në një sfidë ku asnjë prej ekipeve nuk bëri diçka më tepër për të siguruar 3 pikët “e arta” kaq të nevojshme në këtë pjesë të fundit të sezonit.
Në krahun tjetër në mitikun “Weserstadion” të Bremenit, vendasit e Werder u mundën me rezultatin e ngushtë 1 me 2, nga rivalët e Hoffenheim në një sfidë ku kishin mundësi edhe për të shpëtuar 1 pikë. Golat erdhën të gjithë në pjesën e dytë, me miqtë e Hoffenheim që shënuan 2 herë në minutat 50’ dhe 52’, respektivisht me kroatin Andrej Kramaric e më pas me austriakun Christoph Baumgartner. Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Amos Pieper në minutën e 76’-të pas kombimit me ish-mesfushorin e Bayern, Mitchell Weiser.
Pas këtyre rezultateve, Hoffeinhem ja ka dalë të dalë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria teksa renditet në vendin e 15-të në tabelë me 25 pikë. Përsa i përket Borussia Monchengladbach, Bremen dhe Koln pozitat mbeten të pandryshuar me ekipet që renditen në vendet 10, 11 e 13 me respektivisht, 32, 31 e 28 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Werder Bremen 1-2 Hoffenheim
Koln 0-0 Borussia Monchengladbach