“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë zhvilluar një paraqitje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “PreZero Arena” i kanë dhënë “fund” fitoreve radhazi të skuadrës së Hoffenheim, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 1 me 3.
Sipari i golave u çel që në minutën e 18’ nga “bomberi” gjerman, Niklas Fullkrug dhe vetëm 7 minuta më vonë “fantazisti” kroat, Andrej Kramaric vendos baraspeshën, nga pika e bardhë e penalltisë, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në “frymën e fundit” të lojës, “veterani” i mesfushës, Marco Reus përfiton nga një përgjumje e kundërshtarëve, duke i dhuruar sërish avantazhin “verdhezinjve”.
Për golin e 3-të të skuadrës së Edin Terzic mendoi anëosri norvegjezi i mbrojtjes, Julian Ryerson, i cili dërgon në rrjetë topin në minutën e 95’, për të “vulosur” kështu përfundimisht, rezultatin, 1 me 3.
Me këtë fitore, skuadra e Dortmund ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 14 pikë, 1 më shumë se Bayern Munich e Bayer Leverkusen, që ndodhen në vendin e 2-të dhe të 3-të të tabelës, por me një ndeshje më pak, ndërsa skuadra e Hoffenheim mbetet në vendin e 6 me 12 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: