VIDEO/ Historike, Vllaznia për femra në grupet e Champions League

schedule17:58 - 28 Shtator, 2022

schedule 17:58 - 28 Shtator, 2022

Vllaznia ka fituar ndeshjen e dytë kundër Vorskla Poltava, me rezultatin 2-1, dhe me shifrat e përgjithshme 3-2 siguroi grupet e Champions League për femra.

Vajzat shkodrane e kërkuan me ngulm fitoren dhe ia arritën në minutat e fundit. Amerikania Patterson kaloi Vllazninë në epërsi në pjesën e parë.

Në fund të ndeshjes ukrainaset u ndalën nga 11 metrat, por më pas Korsun i barazoi. Gjithsesi Berisha një minutë para fundit shënoi golin e fitores historike.

VLLAZNIA-VORSKLA POLTAVA 2-1
PATTERSON 35’, BERISHA 89’ / KORSUN 85’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!