Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e premte në zonën e Perama Mylopotamos të Kretës.
Dy vendas kanë dashur të vrasin një familje me turistë gjermanë dhe e gjitha kjo pse i parakaluan me makinën e tyre.
Sipas mediave greke një burrë bashkë me dy djemtë e tij dhe vajzën të cilët kishin ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushime në Kretë, kishin marrë një makinë me qira, dhe ndërsa ecnin në rrugë kanë parakaluar një mjet bujqësor në të cilën ndodheshin dy banorë vendas.
Pas këtij parakalimi dy grekët u vunë në ndjekje të makinës me turistë gjermanë dhe filluan ta përplasin atë disa herë.
Gjermanët të cilët u ndien të rrezikuara ndaluan në anë të rrugës për t’i shpëtuar inatit grek, por vendasit kryeneçë sapo zbritën nga mjeti, filluan të godasin dhunshëm njërin nga djemtë që ndodhej në makinë, djali tjetër i familjes gjermane ka zbritur nga mjeti për t’i shkuar në ndihmë vëllait, por në këtë moment njëri nga vendasit ka nxjerrë një thikë 20 centimetra dhe ka dashur të vrasë familjen gjermane.
Fatmirësisht disa banorë të zonës kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar familjen gjermane nga grekët e inatosur.