Zlatan Ibrahimovic u dëmtua një ditë më parë, ndërkohë që klubi kuqezi doli me njoftim se nuk ka probleme me tendinin e Akilit.
Mediat në vendin fqinj bëjnë me dije se sulmuesi mund të mungojë një muaj. Kjo nuk ia largon humorin Ibrës, i cili ka postuar edhe dy video në “Instagram” dhe shfaqet duke treguar një tjetër aftësi të tij.
Suedezi ka filmuar veten dhe shokun e skuadrës, Hakan Calhanoglu, me të cilin ai garon me motor. Sigurisht nuk mungon muzika hip-hop, kurse sa i takon fituesit të garës, mjafton të shikoni videon… /abcnews.al

