Autoritetet në Miami kanë shembur me shpërthim të komanduar pjesën e mbetur të ndërtesës 12 katëshe. Zyrtarët kanë thënë se ajo është shkatërruar për efekte sigurisë, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas.
Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se prishja shkoi siç ishte planifikuar rreth orës 22.30 të dielën.
Ekipet menjëherë filluan pastrimin e mbeturinave të reja në mënyrë që ekipet e shpëtimit të mund të fillonin të hynin në pjesë të garazhit nëntokësor që është me interes të veçantë.
Ata shpresojnë të mkenë një pamje më të qartë të boshllëqeve në rrënoja. Janë 121 persona që rezultojnë të zhdukur dhe besohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës që u shemb më 24 qershor.
Askush nuk është shpëtuar i gjallë që nga orët e para pas shembjes. Deri më tani janë nxjerrë 24 trupa të pajetë. g.v/abcnews.al