VIDEO/ Hasmi i pret tek dera, gruaja ka shtëpinë e shkatërruar: Shteti të verë dorë

schedule11:54 - 28 Nëntor, 2019

schedule 11:54 - 28 Nëntor, 2019

Drama njerëzore është e madhe në Thumanë, aty ku janë shënuar 22 viktima dhe disa të plagosur nga termeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Por përveç pallateve që u kthyen në gërmadha ka edhe plot shtëpi private të dëmtuara rëndë. Kamera e “AbcNews” dhe gazetari Andi Qosja, sjell realitetin e hidhur por edhe apelin e fuqishëm të familjes Xhixha e cila është në hasmëri, si dhe ka mbetur në qiell të hapur.

“Jam Lirie Xhixha… duam shtëpi. Nuk kam marrë asgjë… jetojmë në kushte shumë të vështira. Duam çadra, jam me fëmijët jashtë kam vëllanë në burg. Jetoj në kushte të vështira. Kam motër, babë e nënë, vëllanë e kam në burg. Shteti të vërë dorë tek ne. As çadra s’kemi marrë. Ju lutem vini dorë, na ndihmoni!”, shprehet mes lotësh gruaja nga Thumana.

Lexo edhe: “Më mirë të na vrasë tërmeti se hasmi”: Ka shtëpinë e shkatërruar, por familja nuk del dot jashtë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!