Kultivimi i hashashit vijon në zona të ndryshme të vendit pavarësisht kontrolleve të policisë.
Një video është bërë virale në rrjetet sociale ku shihen parcela të mëdha hashashi, me një gjatësi të konsiderueshme.
Ndërkohë, në sfond dëgjohet zëri i një gruaje, e cila bën ironi duke kërkuar për speca dhe domate duke e pyetur bimën e hashashit se ku i ka kokrrat.
Videoja mendohet se është filmuar në një zonë të Shqipërisë së mesme. /abcnews.al