VIDEO/ Harrojini paradat me autobusë, Besiktas e “djeg” me jaht mes Bosforit

schedule17:57 - 20 Maj, 2021

schedule 17:57 - 20 Maj, 2021

Ky ishte viti perfekt për Besiktas, që arriti të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Turqisë, duke gëzuar pa masë tifozët pas disa vitesh thatësirë. Padyshim festë e madhe në Stamboll, teksa përveç rrugëve u mbush edhe lumi i Bosforit.

Skuadra dhe pjesëtarët e stafit nuk kanë zgjedhur autobusin për të bërë paradën e zakonshme me titullin, por kanë zgjedhur jahtin për të vozitur mes qytetit dhe i dhënë mundësinë akoma më shumë tifozëve për të festuar.

Ndërkohë qindra jahte që shoqëronin ekipin bllokuan trafikun e anijeve në Bosfor. Një festë dhe atmosferë e veçantë e titullit, që është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve. /abcnews.al