VIDEO/ Halit Valteri tenton të qëllojë Damian Gjiknurin jashtë Parlamentit

schedule12:01 - 5 Tetor, 2020

schedule 12:01 - 5 Tetor, 2020

Një përplasje është regjistruar gjatë punimeve të Kuvendit ditën e sotme.

Deputeti Halit Valteri ka tentuar të konfliktohet fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Përplasja është regjistruar jashtë sallës plenare, në kohën që ishte duke folur në foltore me tone të ashpra, deputetja Rudina Hajdari.

Humoret e të dyve kanë ndryshuar herë pas here për shkak të debateve për Kodit Zgjedhor, ndërsa besohet se konflikti ka nisur pikërisht për ndryshimet.

Valteri ka pretenduar se Damian Gjiknuri e ka shkruar Kodin e ri në besëthyerje të premtimeve që opozita parlamentare kishte marrë  por që nuk janë reflektuar në ligj.

Në fillim u duk si bisedë shpjeguese por më pas janë tensionuar duke u shtyrë me njëri tjetrin, ndërsa për ti ndarë kanë ndërhyrë disa deputetë të tjerë.

N.D./abcnews.al