Një përplasje është regjistruar gjatë punimeve të Kuvendit ditën e sotme.
Deputeti Halit Valteri ka tentuar të konfliktohet fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Përplasja është regjistruar jashtë sallës plenare, në kohën që ishte duke folur në foltore me tone të ashpra, deputetja Rudina Hajdari.
Humoret e të dyve kanë ndryshuar herë pas here për shkak të debateve për Kodit Zgjedhor, ndërsa besohet se konflikti ka nisur pikërisht për ndryshimet.
Valteri ka pretenduar se Damian Gjiknuri e ka shkruar Kodin e ri në besëthyerje të premtimeve që opozita parlamentare kishte marrë por që nuk janë reflektuar në ligj.
Në fillim u duk si bisedë shpjeguese por më pas janë tensionuar duke u shtyrë me njëri tjetrin, ndërsa për ti ndarë kanë ndërhyrë disa deputetë të tjerë.
N.D./abcnews.al

