Rexhë në Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon kuptoi se tre hajdutë kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.
Gëzimi që pati për martesën e vajzës iu prish nga hajdutët. Ndërsa ata po festonin në një lokal në Prizren, Rexhë Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon, kuptoi se tre hajdutë kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.
Me të mbërritur në vendngjarje, ajo se çfarë pa brenda shtëpisë ishte e rëndë.
Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që hajdutët tentojnë t’ua plaçkisin shtëpitë e familjarëve të tij.
Madje, po atë natë, të njëjtit persona kishin tentuar të hynin edhe në shtëpinë e tij.
Ai shprehet se e di kush janë personat që e sollën shtëpinë e vëllait në këtë gjendje.
Madje, Xhakmani thotë se ata po i ndihmon edhe policia.
Policia regjionale e Prizrenit nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje.
Lidhur me këtë rast, deri më tani nuk është arrestuar asnjë person./Express/