Erling Braut Haaland nuk është vetëm një sulmues pykë, pasi në ndeshjen kundër PSG-së, ka treguar edhe shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe aftësitë e tij në mbrojtje, në ndihmë të skuadrës.
Pasi largon një top me kokë nga goditja e këndit e PSG-së, ylli i Dortmund vazhdon sprintin e tij në kundërsulm. Me kokën ulur dhe me hapa galopantë, Haaland arrin në kohë rekord në zonën kundërshtare, por nuk shërbehet nga Sancho, me numrin 7 të verdhezinjve që preferon të godasë vetë.
Sulmuesi norvegjez i Dortmundit, është i frikshëm dhe video e tij e këtij momenti, po bëhet virale në internet./abcnews.al
#BVBPSG #ChampionsLeague haaland was flying ⚡️ OMG pic.twitter.com/QORtNWtyDE
— Giorgio (@AleCurcuma) February 18, 2020