Dortmundi ka lënë pas krahëve humbjen 3-2 ndaj Bayern Munchen në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe sot po luan në shtëpi ndaj Freiburgut të Abrashit (mesfushori i kombëtares po e sheh takimin nga stoli).
Minuta e 31-të ka sjellë avantazhin e verdhezinjve dhe autori i golit është Erling Haaland. Lëvizje e bukur e bomberit norvegjez dhe diagonale e saktë pas topit të marrë nga 17-vjeçari Giovanni Reyna.
Ekipi i Favre në avantazh dhe goli i tretë në kampionatin gjerman për 20-vjeçarin viking, i cili vijon të tregojë vlerat e tij si sulmues. /abcnews.al