VIDEO | Guardiola i pandalshëm, fiton trofeun e dytë këtë sezon me Cityn

schedule19:24 - 1 Mars, 2020

schedule 19:24 - 1 Mars, 2020

Pep Guardiola është mjeshtri i trofeve. Strategu spanjoll fitoi Superkupën e Anglisë në fillim të sezonit përballë Liverpoolit, ndërsa sot, fitoi Carabao Cup përballë Aston Villa, pasi Manchester City i tij triumfoi me rezultatin 1-2.

Dy gola të shpejtë nga Kun Aguero (20′) dhe Rodi (30′), vendosën fatet e takimit, ndërsa rrjeta e Samatta për Aston Villën në fundin e pjesës së parë, nuk ndryshoi shumë mbarëvajtjen e takimit.

Manchester City e dominoi takimin, duke mbajtur më shumë se 70% zotërimin e topit dhe duke tentuar plot 22 herë portën e ekipit nga Birmingham. Fitore e merituar e “Qytetarëve”, që tashmë shtojnë dhe një tjetër trofe në kabinetin e tyre./abcnews.al

Carabao Cup, finale

Aston Villa – Manchester City  1-2
Samata 41′ / Aguero 20′, Rodri 30′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!