VIDEO/ “Grushtet e tua të papërballueshëm”, Tyson e Jones ndahen në paqe

schedule11:19 - 29 Nëntor, 2020

schedule 11:19 - 29 Nëntor, 2020

Në orët e parë të ditës së sotme u zhvillua përballja mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. Të dy boksierët, të cilët kishin kohë që ishin tërhequr nga boksi profesionist, u rikthyen sërish në ring, por këtë herë për bamirësi.

Që të dy boksierët patën momente të mira gjatë sfidës, që  jo zyrtarisht u mbyll në barazim nga gjyqtarët e WBC. Tyson dhe Jones luftuan përgjatë tetë raundeve dy minutëshe dhe që të dy dolën të qeshur e në gjendje të mirë nga kjo ngjarje e pazakontë për ta.

“Kjo ndeshje është më mirë se sa të luftosh për kampionate. Tani ne jemi humanitarë dhe mund të bëjmë diçka të mirë për botën. Duhet ta bëjmë përsëri këtë gjë”, deklaroi Iron Mike pas ndeshjes.

I këtij mendimi ishte dhe Jones, i cili nuk nguroi të deklaronte se grushtat e Tyson janë ende të vështirë për t’u përballuar. “Goditjet që pësove në trup shkaktuan dëme. Duhet të dish se si t’i përballosh ato. Jam i kënaqur me barazimin. Ndoshta mund ta bëjmë prapë”, janë fjalët e Roy. /abcnews.al