“Grushte në vend të ballokumeve në Ditën e Verës në Elbasan”. Disa simpatizantë të partive politike e kanë kthyer ditën e verës në në këtë qytet në një arenë sherri e cila nga ofendimet ka agravuar deri në përplasje fizike.
Video më poshtë sjell hap pas hapi kronologjinë e përplasjes, ku disa të rinj të acaruar nga thirrjet “Rama ik” dhe ofendimet kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha, shpërthejnë në ofendime dhe më pas në grushte.
Policia përpiqet t’i ndajë duke shoqëruar njërin prej tyre. Çdo gjë ndodh pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha, pak metra larg kryeministrit Edi Rama i cili vazhdon parakalimin mes turmës bashkë me ministren Evis Kushi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla./mv.abcnews.al