Eros Grezda i dha fund aventurës me Rangers në janar dhe vendosi të rikthehet te Osijek në Kroaci, aty ku shpërtheu dhe zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës. Gjakovari i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në miqësoren e sotme ndaj Lokomotivës së Moskës.
24-vjeçari ofensiv lëshoi një diagonale të fortë në minutën e 17-të dhe dërgoi topin mes këmbëve të portierit kundërshtar, duke shënuar golin e parë për ekipin kroat që po fiton me rezultatin 2-0. /abcnews.al