Eros Grezda vazhdon të aktivizohet me të rinjtë e Rangersit. Në takimin kundër Solihull Mors, sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola në kohë të rregullt, duke i shmangur humbjen skuadrës së tij në atë barazim 3-3. Fillimisht, Grezda shënoi në minutën e 68-të, ndërsa gjashtë minuta nga fundi, shënoi sërish, për t’i çuar skuadrat në pikën e bardhë të penalltisë. Edhe nga 11 metra, Grezda u tregua i saktë dhe kualifikoi të rinjtë e Rangers.
Në Kupën e Austrisë, Bekim Balaj ka qenë protagonist. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në atë fitore 0-2 të Sturm Graz ndaj Kapfenberg. Goli i sulmuesit kuqezi, i dha kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës Sturm Grazit.
Kapfenberger SV 0-[2] Sturm Graz – Bekim Balaj 90′ + 3′ (slapstick defense) pic.twitter.com/A3tT2dziLT
— GoatWorldSports (@GoatWorldSport1) October 29, 2019
Në Serie B, kanë zbritur në fushë dy shqiptarë. Elhan Kastrati e nisi titullar për Pescarën sfidën ndaj Juve Stabia. Portieri shqiptar priti dhe një penallti në minutën e nëntë të takimit. Ndërsa për Empolin, mbrojtësi Veseli luajti 90 minuta si mbrojtës i djathtë, në atë barazim 1-1 ndaj Spezia.