1 Prilli ishte një ditë që kaloi me shumë të qeshura nga personazhet e njohur. Më e fundit që i ka bërë të gjithë të shkrihen është këngëtarja Greta Koçi, e cila i ka bërë një rreng të lezetshëm nënës së saj.
Ajo tashmë jeton në Austri dhe në një komunikim me kamera i ka thënë të ëmën se ka marr një qen pitbull. Reagimi i së ëmës ka qenë vërtetë epik, madje edhe e ka sharë këngëtaren e revoltuar.
“Po për ça e doje? Për ça e doje që mos të vija unë aty se me qentë ti e di që nuk i duroj dot”, dëgjohet teksa thotë ndër të tjera mamaja-këngëtares.
Kur të shikoni videon më poshtë ju sigurojmë që do të qeshni me shpirt.
View this post on Instagram
/abcnews.al