Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Grabiste marketet duke thyer dyert me sende të forta, pranga të riut në kryeqytet

schedule12:43 - 9 Prill, 2025

schedule 12:43 - 9 Prill, 2025

Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasit, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!