Pas marrëveshjes mes Atalantës dhe takimit në Milano me agjentët, Robin Gosens është gati të bëhet zyrtarisht lojtar i Inter-it.
Anësori gjerman ka mbërritur në Palazzo Coni pak minuta më parë për të kryer vizitat mjekësore.
Pas këtyre ekzaminimeve, ai më pas do të firmosë me zikaltërit kontratën e tij.
Gosens ka luajtur për Atalantën 157 ndeshje, ku ka realizuar 29 gola dhe ka asistuar 21 herë. /h.ll/abcnews.al