Një nënë me fëmijën dhe një të afërm të saj u transportuan me gomone në fshatin Ferras, për t’u mbërritur në shtëpinë e babait të saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Operacioni u krye nga forcat e ushtrisë, ndërsa reshjet e shumta kanë përmbytur rrugët automobilistike, duke bërë të pamundur lëvizjen normale me makina.
Forcat e sigurisë dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë të jenë në terren për të asistuar qytetarët dhe për të menaxhuar situatat e emergjencës në zonat e përmbytura.


