Etrit Berisha pësoi një gol nga më shumë se 50 metra në sfidën që Shqipëria e fitoi kundër Kazakistanit. Në emisionin “Pressing” në ABC, tekniku Sulejman Starova e vuri në dukje diçka të tillë.
“Gafa e Berishës ndodh një herë në 100 vite. I ktheu kurrizin topit”, tha Starova, i cili ngulmoi që dikush duhet ta kritikojë kapitenin e skuadrës. Sigurisht në lidhje më atë gol nuk mund të mos jepte një koment edhe Orges Shehi.
???Чудо-гол в исполнении @aibol_abiken pic.twitter.com/D7BVkq0Cow
— QAZSPORT TV (@qazsporttv) November 15, 2020
Ish-portieri i kombëtares dhe i shumë klubeve të mëdha në vend, mes të tjerash tha: “E tha edhe profesori, po nuk e pe trajektoren e topit, kthimi bëhet i vështirë. I mëshoj asaj që ndodh një herë në 100 vjet”. /abcnews.al