Carlo Ancelotti u shpall trajneri më i mirë i muajit shtator në Premier League. Evertoni i tij ka fituar katër ndeshjet e para të sezonit të ri dhe kryeson i vetëm kampionatin me pikë të plotë.
Ndërkohë, çmimi i golit më të bukur të muajit të parë të vjeshtës, ka shkuar për një… “dhelpër”. Leicester City i mahniti të gjithë në datë 29 shtator.
“Oh, that’s glorious!” ?@LCFC playmaker @Madders10 is the @premierleague Goal of the Month winner for September.#BeAKing pic.twitter.com/JmJeEn6uAt
— Budweiser Football (@budfootball) October 9, 2020
Djemtë e Brendan Rodgers shkatërruan 2-5 Cityn e Pep Guardiolës brenda në “Etihad Stadium”. Jamie Vardy realizoi tri herë, teksa James Maddison dhuroi një perlë në minutën e 77-të.
Sapo ishte futur në fushë dhe 23-vjeçari realizoi një gol të mrekullueshëm pas një goditje që përfundoi në trekëndësh, që është përzgjedhur më i bukuri i shtatorit. /abcnews.al