Rijeka ka festuar mbrëmë në Danimarkë, pasi triumfoi 0-1 kundër vendasve të Copenhagen dhe u kualifikua në fazën e grupeve në të Europa League.
Fatet e ndeshjes u vendosën që në minutën e 20 dhe kroatët ishin shumë me fat në golin e shënuar, që në fakt u shënua nga vetë danezët në portën e tyre. Pra një autogol.
Fati ishte i tëri kundër Copenhagen, pasi në aksionin e golit një prej mbrojtësve rrëshqiti dhe pengoi edhe shokun e skuadrës, duke i lënë mundësinë rivalit të ketë mundësinë të gjuajë drejt portës.
This Rijeka goal away to Copenhagen might be the funniest goal in years pic.twitter.com/pygJrytusR
— Dodge (@seidodge) October 1, 2020
Traversa e ndali topin dhe u mendua se fati ndryshoi krah, por në fakt kjo ndodhi me topin që u përplas te Ankersen dhe u kthye nga porta. Kaq mjaftoi dhe topi kaloi vijën fatale dhe gol për kroatët e Rijeka, që në fund festuan gjatë. /abcnews.al