Është shënuar goli i parë në Bundesliga pas ndërprerjes prej dy muajsh për shkak të pandemisë Koronavirus. Sot, ekipet gjermane u rikthyen në fushat e blerta dhe 5 sfida startuan në orën 15:30.
Goli i parë, u shënua në derbin mes Borussia Dortmund dhe Schalke 04. Ishte bomberi Haaland ai që shënoi në minutën e 29-të. Një aksion model i verdhezinjve, me Brandt dhe Hazard që kombinojnë mirë.
Belgu shërben në mënyrë të shkëlqyer për Haaland në qendër, i cili i shpëton mbrojtjes blu dhe shënon me të majtën, duke treguar klas, qetësi dhe një prekje të artë të topit. Supergol!
Bundesliga, java 26
B. Dortmund – Schalke 1-0
Haaland 29’