Ylber Ramadani shënoi një supergol dje me fanellën e Vejle në Danimarkë, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij ndaj Nykoping. Në minutën e 57-të, mesfushori kuqezi lëshon një predhë nga distanca, duke gjetur rrjetën.
Ramadani u “asistua” dhe nga një pasiguri e portierit, por gjuajtja e tij ishte shumë e fortë. Kjo fitore, e ngjiti Vejlen në elitën e futbollit danez, pas një viti në Kategorinë e Dytë. Ramadani e publikoi këtë gol në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, aty dhe ku shkroi:
“I lumtur që u rikthyem në elitë sërish. Faleminderit të gjithëve që na qëndruat pranë në këtë moment të vështirë”, shkroi Ramadani në faqen e tij zyrtare./abcnews.al