VIDEO/ Goli i ditës vjen nga Turqia, Adem Ljajic realizon këtë perlë

schedule20:33 - 6 Mars, 2020

schedule 20:33 - 6 Mars, 2020

Besiktas ka triumfuar në ndeshjen e sotme me Ankaragucu, me rezultatin 2-1. Golin e parë të takimit e shënoi Burak Yilmaz me penallti, ndërsa të dytin e realizoi mesfushori me tipare sulmuese, Adem Ljajic. Serbi me origjinë boshnjake realizoi një gol mjaft të bukur.

Më një goditje nga jashtë zone ai ka befasuar portierin e skuadrës mike, që është detyruar ta nxjerrë më pas topin nga rrjeti. Ljajic goditi fort dhe e dërgoi topin drejt e në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans “gardianit” Ricardo.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për Ljajic, i cili një sezon më parë pati një rendimet më të lartë. Ai shënoi 9 gola me Besiktas. 28-vjeçari në të shkuarën ka provuar të luajë edhe në Serie A, me skuadra si Fiorentina, Roma, Inter dhe Torino. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1236001952363941888