VIDEO/ Goli i De Bruyne shkakton polemika, pretendohet se ishte i parregullt

schedule10:59 - 10 Maj, 2023

schedule 10:59 - 10 Maj, 2023

Akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Pasi Vinicius Jr shënoi i pari, ai që barazoi më pas ishte De Bruyne me supergolin e tij.

Protesta u shkaktuan në fushë pas këtij goli sepse lojtarët e Real Madrid i kërkuan gjyqtarit të kontrollonte VAR pasi në momentin e ndërtimit të aksionit, topi kishte kaluar më pashtë jashtë vijës anësore.

Eksperti i arbitrave, Pavel Fernandez, sqaroi situatën e diskutueshme për “Radio Marca”, duke argumentuar se goli i Manchester City nuk mund të anulohet, edhe nëse topi doli në të vërtetë jashtë kufirit të fushës.

“Real pretendon se topi doli jashtë kufijve përpara golit të De Bruyne, por VAR nuk mund ta verifikojë këtë sepse faza sulmuese e Cityt filloi më vonë, pasi Camavinga humbi topin. Situata nuk mund të kthehet aq larg”, shpjegoi Fernandez.

Por disa disa media të tjera spanjolle thonë se lojtarët e Real Madrid ndoshta kishin të drejtë dhe mund të quhet si padrejtësia më e madhe që i është bërë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Për shkak të kësaj situate, Carlo Ancelotti u ndëshkua me kartonin e verdhë pasi protestoi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!