VIDEO/ Goli i Canos mjafton, Valencia mund skuadrën e Ivan Balliut për ta mbyllur vitin me fitore

schedule21:31 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 21:31 - 19 Dhjetor, 2023

Nuk mund të quhet një rezultat surprizë, kur skuadrat janë të barabarta. Valencia po fillon dalëngadalë rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të marte ka arritur të triumfojë në transfertën “Campo de Futbol de Vallecas”, ku kanë mundur me rezultatin minimal 0 me 1, Rayo Vallecano-n e Ivan Balliut, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 61’-të nga “fantazisti” i mesfushës, Sergi Canos, i cili pas një pasimi fantstik të Lopez dërgon topin në rrjetën e Dimitriesvki për të “vulosur” fitoren e të tijve, fitoren që erdhi jo me pak vuajtje, sidomos pas daljes me kartonin e kuq, nga fusha e blertë të mbrojtësit portugez, Therry Correia.

Falë këtij rezultati, skuadra e Valencia e mbyll vitin kalendarik në vendin e 10-të renditjs, me 23 pikë, pas 18 javëve të para të kampionatit, vetëm 7 pikë larg zonës së turneve evropianë. Në krahun tjetër, Ivan Balliu me shokën e mbyllin 2023-shin në vendin e 11-të tabelës, me 20 pikë, vetëm 3 pak, se rivalët e kësaj të marte. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!