Mosha është thjesht një shifër për shumë futbollistë. Klasi nuk humbet kurrë dhe Ricardo Quaresma ka dhuruar “magjinë” e radhës.
Gjithmonë me stilin e tij karakteristik, edhe pse goli i ditës së djeshme është realisht i veçantë. Sulmuesi anësor portugez është pjesë e Vitoria Guimaraes prej shtatorit të vitit të kaluar.
https://streamable.com/vnqwyp
Në ndeshjen ndaj Vizela, 37-vjeçari i ka mahnitur të gjithë me veprimin e tij teknik. Një finte me të jashtmen dhe topi në trekëndësh.
Ishte miqësore, Vitoria fitoi 2-1, teksa lojtari i famshëm luzitan u zbavit duke realizuar një gol të mrekullueshëm. /abcnews.al