Gola, përmbysje, ndërhyrje të frikshme, karton i kuq dhe dygolësh i Krzysztof Piatek. Derbi i Berlinit i shkon Hertha Berlin, që mposhti 3-1 rivalët e Union Berlin.
Krzysztof Piatek, derby hero? Certainly looks that way ⚽⚽
(77′) #BSCFCU 3-1 pic.twitter.com/5IFqPFf2oz
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) December 4, 2020
Sfida e parë e javës së dhjetë të kampionatit gjerman, nisi me golin e miqve. Nigeriani Taiwo Awoniyi kaloi Union në avantazh në minutën e 20-të.
Tre minuta më vonë ndodhi një ndërhyrje e frikshme. Robert Andrich dërgoi takat në qafën e kundërshtarit, karton i kuq dhe Union Berlin me dhjetë lojtarë.
Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa Hertha nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke shfrytëzuar superioritetin numerik dhe duke fituar derbin.
Peter Pekarik barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa më pak skenë e mori Krzysztof Piatek. Bomberi polak realizoi një dygolësh brenda tre minutave.
Fantastik goli i dytë personal i 25-vjeçarit, i cili ngjitet në kuotën e tre realizimeve në Bundesligë për këtë sezon, ndërsa feston fitoren në derbi me shokët e ekipit /abcnews.al