Leicester City ka mposhtur me përmbysje 2-1 ekipin e Tottenhamit, sfidë që i zhvillua në “King Power Stadium”. Të besuarit e Brendan Rodgers bënë një ndeshje të shkëlqyer dhe e merituan triumfin, përballë një kundërshtari më të fortë në letër.
Harry Kane kaloi Tottenhamin në avantazh gjatë pjesës së parë, me kapitenin e “Gjelave” që shënoi në minutën e 29-të. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e djemve të Pochetino. Në pjesën e dytë, Leicester u zgjua dhe në vetëm 15 minuta, përmbysi gjithçka.
Fillimisht ishte Ricardo Pereira që barazoi shifrat (70’), ndërsa 5 minuta nga fundi, talenti James Maddison realizon një supergol, për të vendosur shifrat përfundimtare 2-1./abcnews,al