Takimi mes Union Berlin dhe Bayer Leverkusen, ka nisur praktikisht me gol, pasi vendasit kanë shënuar që në minutën e shtatë të sfidës. Për me tepër, goli i tyre ishte spektakolar, duke bërë që Bundesliga gjermane të nisë në mënyrën e duhur.
Mesfushori Gentner përfiton nga një top i mbetur në hyrje të zonës dhe lëshon një “predhë” me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës dhe duke mos i dhënë asnjë shans portierit Hradecky, i cili ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Leverkusen këtë sezon. Pritet reagimi i “Aspirinave”./abcnews.al
Bundesliga, javë 22
Union Berlin – Bayer Leverkusen 1-0
Gentner 7′