Në Suedi, Kalmar luajti kundër Brage, sfidë e Play-Off për rënien nga kategoria. Pasi e kishin fituar sfidën e parë 2-4, Kalmar arriti të marrë një barazim 2-2 në fushën e saj dhe të fitojë këtë ndeshje Play-Off.
Golin e parë për Kalmarin e shënoi Fidan Aliti, i cili në minutën e 61-të gjeti rrjetën me një goditje shumë të bukur.`Pas një aksioni të gjatë të futbollistëve të Kalmar, topi krosohet në qendër dhe ka një gjuajtje me kokë, që fillimisht pritet nga portieri mik.
Por sfera e kthyer shkon te Fidan Aliti, me mbrojtësin shqiptar që nuk e ka të vështirë të shënojë me kokë. Festa pas golit të Alitit ka qenë e çmendur dhe ishte pikërisht ky gol që zhbllokoi dhe shifrat e takimit./abcnews.al