Pafund ndeshje ditën e sotme, edhe në ligat e ulëta. Gjermania prej javësh iu rikthye futbollit dhe sot SV Meppen, skuadra e Valdet Ramës, ka triumfuar në shtëpi kundër Unterhaching me rezultatin 3-0.
https://twitter.com/i/status/1274669905519001602
Golin e parë të takimit e shënoi Denis Undav, që në minutën e 12-të. Bëhet fjalë për një gol të veçantë, të shënuar nga gjysmëfusha e tij. Futbollisti i SV Meppen pa daljen e portierit dhe e befasoi me një goditja nga rreth 60 metra. /abcnews.al