VIDEO/ Gol në ndeshjen parë si titullar, Broja në librin e rekordeve të Premier League

schedule18:45 - 16 Tetor, 2021

schedule 18:45 - 16 Tetor, 2021

Armando Broja  ditën e sotme nisi për herë të parë një ndeshje si titullar në Premier League me skuadrën e Southampton.

20 vjeçari ia doli të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 52, për t’i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme ekipit të tij përballë Leeds United.

Ndeshja nuk do të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin “kuqezi” pasi do të linte fushën në minutën e 82 për shkak të një dëmtimi, që në fakt e ndjeu që  pas shënimit të golit që shpresojmë mos te jetë serioz.

Armando, 20 vjeç e 36 ditë, bëhet lojtari më i ri i Southamptonit, që shënon në Premier Ligë në sfidën e parë në formacionin startues./abcnews.al