VIDEO/ Gol në “grahmat” e fundit, Lewandowski mund i vetëm Leverkusen

schedule20:31 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 20:31 - 19 Dhjetor, 2020

Bayer Leverkusen ishte shumë pranë, por në fund nuk ia doli të frenojë kampionët e Bayern Munchen në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dy ekipet. Ishte skuadrave e “Aspirinave”, që shënoi e para me një “perlë” Patrick Schick në në minutën e 14.

Sulmuesi çek lëshoi një goditje fluturimthi pas krosimit nga këndi të Nadiem Amiri. Bayern pas golit të pësuar e rriti presionin në portën e Leverkusen dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të me më të mirin e vitit 2020, Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat ishin thuajse të barabarta, me Bayern që e tentoi më shumë portën, por pa shumë rrezik për Leverkusën. Në fund kampionët në fuqi e shtuan akoma më shumë presionin dhe Lewandowski tregoi edhe një herë pse u shpall lojtari i vitit nga FIFA.

Golat e BAYER LEVERKUSEN-BAYERN MUNCHEN

Polaku tundi sërish rrjetën në minutat shtesë të ndeshjes dhe i vetëm i dha triumfin skuadrës së tij pas një beteje kaq delikate. Me këtë triumf Bayern ruan kreun e renditjes, dy pikë më shumë se Leverkusen. /abcnews.al

Bundesliga, Java 13
Bayer Leverkusen-Bayern Munchen 1-2
Shënues: Lewandowski 43’, 90 +3’/ Schick 14’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!