Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Trabzonspor, këtë herë me rezultatin 3-0 (2-1 dueli i parë), dhe është kualifikuar në grupet e Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho nuk e vuri në diskutim fitoren dhe e tregoi forcën që në fillim, duke shënuar që në minutën e 20-të me Cristante.
Skenën në duelin e sotëm e mori Nicolo Zaniolo, i cili rikthehej të luante pas shumë muajsh për shkak dëmtimi. Mesfushori ishte titullar dhe shënoi golin e dytë për Romës.
Zaniolo në ato momente shpërtheu në lot nga emocionet, ndërkohë që tifozët që ishin në stadium brororitën në kor emrin e tij.
Në fund Roma shënoi edhe një gol tjetër dhe autori i tij ishte Stephan El Shaarawy. Në ndeshjen e sotme Mourinho nuk i dha asnjë minutë mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. /abcnews.al