Është zhbllokuar takimi mes Kukësit dhe Apolonisë, sfida e kthimit çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kaluan në avantazh në minutën e 27-të, me anë të Bruno Lulajt.
Mbrojtësi kërcen më lart se të gjithë në një goditje këndi dhe mposht gardianin mik nga një distancë e afërt. Ishte pikërisht Lulaj ai që vendosi dhe fatet e takimit të parë mes dy skuadrave, duke shënuar në sekondat e fundit për t’i dhënë fitoren 1-2 Kukësit në Fier./acbnews.al
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale
Kukësi – Apolonia 1-0 (2-1)
Lulaj 27’