Golat e bukur dhe festime e veçanta nuk mungojnë në futboll. Genk humbi 1-2 në fushën e vet përballë Beerschot VA, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Jupiler League, elita e futbollit belg.
Sfida u zhbllokua falë një eurogoli në minutën e 65-të. Mbrojtësi i skuadrës mike, Jan Van den Bergh tundi rrjetën falë një “predhe” nga larg.
? | Once in a lifetime! ?#GNKBEE pic.twitter.com/6FwVcy8zKP
— Eleven Sports (NL) (@ElevenSportsBEn) February 21, 2021
Sallakja e 26-vjeçarit përfundoi në trekëndësh, gol i hapi rrugë fitores së Beerschot. I veçantë edhe uni edhe festimi i Van den Berg, i cili krijoi ilaritet te shokët e skuadrës. /abcnews.al