Shakhtyor Soligorsk shkatërroi 5-1 në shtëpi Slavia Mozyr dhe renditet përkohësisht në vend të dytë. Elis Bakaj ishte autori i njërit prej golave. Sulmuesi 32-vjeçar shënoi golin e katërt të ekipit të tij, teksa dhuroi asistin e golit të dytë. Rrjeta e 10 në këtë sezon për Bakajn, i cili numëron edhe 9 asiste të dhuruara në kampionatin bjellorus.
Sokol Cikalleshi u aktivizua si titullar me Akhisarspor, që doli i pamposhtur nga transferta kundër Erzurum. Sulmuesi i kombëtares u aktivizua 52 minuta në ndeshjen e sotme. Takimi u mbyll pa gola dhe të dy ekipet morën nga një pikë.
Akhisarspor renditet në vend të dytë në divizionin e dytë të futbollit turk, dy pikë më pak se kryesuesit e Hatayspor. Fitorja e dytë rresht në kampionat edhe për Menemensporin e Gentian Selmanit.
Ish-portieri i Laçit u aktivizua si titullar dhe ndihmoi ekipin e tij të fitojë 1-2 në fushën e Istanbulspor. Menemenspor numëron 17 pikë dhe është një pikë larg pozicionit që të dërgon në Superligën turke.
Feston edhe Kristi Qose. Mbrojtësi 24-vjeçar u rikthye në fushën e blertë pas një muaji dhe zbriti në fushë në minutën e 88-të për Ruzomberok, që fitoi 1-2 kundër Zilinës së Besim Demirit (aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë). /abcnews.al