VIDEO | Gol argjentinas në Torino, festë te Juventusi

schedule21:09 - 15 Janar, 2020

schedule 21:09 - 15 Janar, 2020

Takimi mes Juventusit dhe Udineses është zhbllokuar. Në minutën e 16-të, ishte Gonzalo Higuain ai që gjeti rrjetën. Paolo Dybala bën gjithçka mirë në krahun e djathtë të sulmit dhe kombinon me numrin 21 të Juventusit, i cili i rikthen pasimin.

Dybala, me shumë klas, asiston më pas në mënyrë të përkryer patriotin e tij, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë i vetëm përballë portierit. Udinese po mbrohej mirë në 15 minutat e para, por klasi argjentinas arriti të thyejë prapavijën e miqve./abcnews.al

Kupa e Italisë

Juventus – Udinese  1-0
Higuain 16′