Bayer Leverkusen dhe M’Gladbach zhvilluan një ndeshje spektakolare mes tyre ditën e sotme. “Aspirinat” ia dolën të fitojnë në fund me rezultatin 4-3, trepikësh që i ka dërguar në vendin e trete më pikë të barabarta me Dortmundin.
Dy herë kaluan miqtë në avantazh me anë të kapitenit Stindl në pjesën e parë, por vendasit ia dolën të përmbysin gjithçka falë rrjetave të Alaurio (2x), Bailey dhe Baumgartlinger. Në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë i M’Gladbach.
VALENTINO LAZARO pic.twitter.com/QaDuJ1oLAe
— ???? ????? (@TARlQLAMPTEY) November 8, 2020
Një eurogol ai i austriakut Valentino Lazaro. Ish-lojtari i Interit, kreu një gjest fantastik akrobatik, duke dërguar topin në rrjetë në versionin “alla-Ibrahimovic”. Një realizim që fitoi duartrokitjet e të gjithëve për mënyrën e realizimit. /abcnews.al