Robin Van Persie është një nga sulmuesit cilësorë që Holanda ka prodhuar, ndërkohë që ai ka edhe një pasues që po ecën në gjurmët e tij.
Shquille Van Persie luan me moshat e Feyeenord në Holandë dhe së fundmi ka shënuar një gol shumë të bukur me ekipin e 15-vjeçarëve, kundër Ajax.
Sulmuesi, i cili mban numrin nëntë mbi fanellë, me një kthesë mjaft të bukur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe normalisht pritshmëritë janë të mëdha për të. Sidomos pas këtij goli. /abcnews.al