Dries Mertens ka kaluar Napolin në avantazh kundër Barcelonës, pas 30 minutash lojë. Një kundërsulm perfekt i napolitanëve konkretizohet me perlën e sulmuesit belg, i cili bën një goditje të shkëlqyer.
Nga e majta, Mertens nuk mendohet dy herë dhe lëshon një silurë me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës dhe duke lënë të shtangur Ter Stegen. Napoli në avantazh dhe festë e kaltër në Sao Paolo./abcnews.al
Champions League
Napoli – Barcelona 1-0
Mertens 30′

