Tenisti numër 1 në botë, Novak Djokovic, është pezulluar nga turi i katërt i US Open. Pasi humbi një raund 6-5 kundër spanjollit Pablo Busta, Djokovic u acarua.
Në nerva e sipër, serbi nxori një top nga xhepi i tij dhe e gjuajti me raketë. Për fatin e tij të keq, topi goditi një nga gjyqtaret e sfidës dhe pas disa minutash, u pezullua nga gjyqtarët e garës.
Djokovic, siç shihet në video, nuk ishte aspak në dijeni se ku ishte gjyqtarja, pasi topin e goditi nga pas, por kjo gjë nuk u justifikua nga gjyqtarët dhe Djokovic, largohet nga turneu madhor, madje me një njollë të madhe…/abcnews.al
Here's that video of Novak Djokovic accidentally hurting a line judge after he launched the ball out of frustration. He was eventually disqualified from the US Open as a result. #QueensOfGrace pic.twitter.com/8i8yZvvUHK
— Tinashe Venge (@tnvenge) September 7, 2020

