VIDEO/ Godet veten për të mashtruar arbitrin, episodi i rrallë në Guatemala

schedule12:20 - 1 Mars, 2021

schedule 12:20 - 1 Mars, 2021

Një ndeshje e kategorisë së tretë në Guatemalë prodhoi një nga përpjekjet më flagrante, që kemi parë ndonjëherë për të gënjyer arbitrin.

Lojtari i Batanecos FC, Rosbin Ramos mori një objekt, që ishte hedhur në fushë nga tifozët dhe më pas goditi veten në fytyrë dhe u shemb në tokë, duke pretenduar se ishte goditur me të.

Për fatin e keq të tij, performanca rezultoi e dështuar, pasi zyrtarët e ndeshjes nuk e panë incidentin, kështu që nuk u dha asnjë ndëshkim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!